Apeli i Shkodrës bllokon ekstradimin e Ilir Bajrit drejt Italisë!

0
115

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ekstradimit drejt Italisë, të Ilir Bajrit. Me vendimin e marrë sot kërkohet që çështja të rigjykohet nga një tjetër trupë gjykuese.

Gjykata e Apelit arsyeton se Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm në praktikë, i marrë në kundërshtim me ligjin procedural penal, provat e administruara dhe si i tille duhet te prishet dhe çështja te kthehet për rigjykim ne atë gjykatë, me trup tjetër gjykues.

Ilir Rustemi (Bajri) është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit Oaz që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018. Italia ka sjellë një vendim për ekstradimin e Ilir Rustemi Bajri në shtetin italian pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni” duke e dënuar përfundimisht me 5 vite e gjysmë burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here