E papritur! Ja çfarë ndodh me motin javën e ardhshme!!!

0
95

Kjo javë që lamë pas ishte kryesisht me  mot të qëndrueshëm. Por ditët në vijim, do të sjellin rrebeshe shiu, duke nisur nga  pjesa e dytë e javës. Ja parashikimi i motit:

“Prej ditës së hënë e deri në mes të javës përgjithësisht parashikohet mot me diell. Ditën e enjte pjesërisht në Veri do të nisin reshjet e shiut. Paqëndrueshmëria në të gjithë territorin parashikohet ditën e premte. Më së shumti reshjet do të përfshijnë pjesën jugore, aty ku hera herës do të krijohen kushtet për shtrëngata, rrebeshe me shkarkesa elektrike. Kjo situatë gjatë së premtes do të sjellë dhe rënie të temperaturave si në grafikun e mëposhtëm.

Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë bregdetit duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë”, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here