Milo analizon “plagët” e ekonomisë: Ka një këmbëngulje të çuditshme të qeverisë për amnistinë fiskale

0
138

Raporti i fundit i Komisionit Europian ngriti një sërë problematikash të karakterit ekonomik për vendin tonë.

 

I ftuar në Ora News me gazetarin Everest Dedaj,Petraq Milo, Doktor i Shkencave të Ekonomisë, i  angazhuar në Partinë e Lirisë analizoi gjetjet kryesore të tij.

Milo: Raporti i KE ka ngritur një sërë çështjesh të lidhur me ekonominë dhe menaxhimin e financave publike. Raporti ngre si problematikë thelbësore ndryshimet e shpeshta qoftë në krahun e shpenzimeve qoftë në politikën e taksave.

Ka ulur dhe autoritetin e Kuvendit duke i bërë këto ndryshime me akte normative, duke shmangur një debat. Kjo jo vetëm ul autoritetin e sovranit por bëhet një rregull që denatyron atë debat që bëhet për miratimin e buxhetit. Është një problem themelor. Problemi i dytë është çështja e borxhit publik, më i larti në rajon pas Malit të Zi.

 

Ajo që e rëndon më shumë situatën është se qeveria hoqi rregullin fiskal që kufizonte rritjen e borxhit, madje është përgatitur një draft që do hiqet fare imuniteti për marrjen e borxhit dhe nuk do të ketë një debat apo përgjegjësi për çfarë do marrim borxh. Tjetër shqetësim është problemi i çmimeve, që rëndon shtresën e varfër.

 

Në të gjitha raportet theksohet e forcë të madhe që duhet të ketë paketë mbështetëse. Reagimi ka qenë i vonë, qoftë dhe në pandemi. Informalitet, rritje varfërie, rritje e papunësisë në moshat 15-29 vjeç dhe kjo reflektohet automatikisht në rritjen e kërkesave për azil ku jemi disa herë më shumë se rajoni. Kemi një ikje të të rinjve për shkak të varfërisë.

 

Për Milon, qeveria do të duhet të kishte lexuar si duhet këtë raport, ta merret në konsideratë dhe ta trajtonte me seriozitet.

 

Por duket se kjo nuk ka ndodhur dhe pasqyrë e kësaj është projektbuxheti për vitin 2023.

 

Milo: Ajo që është vënë re në shpërndarjen e të ardhurave vazhdon e njëjta problematikë. Rritje e paekuilibruar e investimeve publike.Vazhdojmë të rrisim në mënyrë tejet të lartë investimet publike duke lënë mënjanë pjesën sociale që ndikon në konsum dhe nën këtë kohë krize.

 

Së dyti kostoja e borxhit. Raporti i KE për treguesit ekonomik është i rëndësishëm dhe duhej të materializohej në projektbuxhetin 2023. Investimet publike nuk kanë qenë efiçente, miliarda euro janë përdorur për pamjen estetike.

 

Nga qeveria Rama duket se ka një mungesë dëshirë për të njohur problemet reale.

 

Milo: Amnistia fiskale kundërshtohet nga BE, FMN, nga të gjithë organizmat e tjera dhe biznesi dhe ka një këmbëngulje që është shumë e çuditshme. Asnjë reflektim. Nuk merret mundimi të dëgjohet dhe reflektohet. Apo paketa fiskale.

 

Merret me akcizën vetëm të birrës, vazhdon  me një paketë fiskale të diferencuar. Ka krijuar një evazion të pastër fiskal. Diferencon TVSH për mallrat e luksit, janë politika klienteliste dhe përjashtimore. Normat e larta, kemi barrën më të lartë fiskale në % të fitimit të kompanive.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here