Përleshje mes shqiptarëve dhe marokenëve, plagoset gardiani!

0
111

Një përleshje është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 me orën lokale në burgun e Avlonës në Greqi ku ka mbetur i plagosur një gardian.

Gazetari i Fax News, Shpëtim Zinxhiria, raporton se në këtë burg mbahen kryesisht të burgosurit adoleshentë. Gazetari bën me dije se përleshja ka ndodhur midis disa të dënuarve shqiptarë dhe një grupi tjetër marokenësh. Në të nëjtin burg kujtojmë se në vitet 2001 dhe 2003 kanë gjetur vdekjen dy të rinjë shqiptarë të moshave 17 dhe 19-vjeç të cilët janë vrarë nga rojet e burgut.

Burgu Avlona ndodhet në periferi të Athinës dhe ende nuk bëhet me dije rreth shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes si dhe nëse ka të dënuar shqiptarë që janë përfshirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here