Kisha informacion për plane që do të destabilizonin vendin, me 8 qershor do digjej parlamenti…

0
109

Kreu i shtetit deklaron se me 7 qershor kishte marre informacion se persona te caktuar kishin planifikuar që me 8 qershor te digjinin Kuvendin. Kjo ishte nje nga arsyet pse shfuqizoi dekretin e 30 qershorit.

Presidenti i Republikës ka patur informacione për përpjekje për të organizuar akte destabilizmi në vend në mënyrë të veçantë në datën 7 Qershor një ditë para se presidenti të bënte pubik paralajmërimin për shfuqizimin e datës 30 Qershor.

Kam marre informacion nga shume burime se disa persona mund të digjnin Kuvendit të Shqipërisë.

Me ekipin tim dhe me informacionin sekret shtetëror që kisha gjykuam se ishte momenti i duhur për të parandaluar një ngjarje që mund të sillte pasoja te mëdha.

Isha I bindur se ishte detyra ime që të beja gjithçka që në datën 8 qershor të evitohej një ngjarje e tillë dhe në këtë mënyrë të krijojë mundësinë për një reflektim midis të dy palëve.

Provat e presidentit 

Por ajo që do jetë interesante në dëshminë e tij pritet të jetë fakti se sipas burimeve, Kreu i Shtetit do të paraqesë disa prova që sipas presidencës përbëjnë shkelje të Kushtetutës nga ana e institucioneve në varësi të qeverisë.

Ministria e Drejtësisë është një nga institucionet që e ka barë këtë duke mos botuar në Fletoren Zyrtare datën 13 tetor. Po kështu edhe anëtarët e PS në KQZ që nuk e morën parasysh as anulimin e datës 30 qershor dhe as datën e dytë 13 tetorin.

Kjo është shkresa që kuvendi ka publikuar dhe ku shihet qartë se e vetmja pikë ku komisioni hetimor do të qëndrojë gjatë është seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës së Shqipërisë .

Fill pas mbledhjes së Komisionit javën që lamë pas Kreu i Shtetit garantoi se do të merrte pjesë për të dëshmuar para deputeteve të PS që kërkojnë shkarkimin e tij.

Komisioni parlamentar është ngritur për të vlerësuar ligjshmërinë e akteve të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

Komisioni ka marrë në ndërkohë përgjigjet e disa institucioneve të cilave ai është drejtuar, por duket se vendimtar do të jetë opinioni i Komisionit të Venecias delegacioni i të cilit mbërrin në Tiranë ditën e martë dhe ku në vizitën dy ditore do të ketë kohë për tu takuar edhe me Kreun e Shtetit.

Opinioni i Komisionit të Venecias, duket se do të jetë përfundimtar në vendimin e Komisionit Hetimor por duke se vendimmarrje e të cilit do të shkojë përtej 8 tetorit dhe ndoshta për arsye se Komisioni i Venecias në praktikën e tij vonon në përgjigje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here