Pronat: Shperthen Manjani, duhet ta fillojnë nga shtëpitë e tyre apo per to nuk ka ligj

0
223

Qeveria pak ditë parë bëri publik pezullimin e përkohshëm te lëshimit dhe regjistrimit të AMTP-ve në zonën e bregdetit. Mbi këtë debat, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shkruan në një status në facebook se qeveria ka ja nisur këngës. Sipas tij, një VKM (vendim i këshillit të ministrave) që heq pronësinë private në tokave në bregdet, janë po ata që kanë shtëpi në këto toka.

”Ligji i kohës madje ndalonte kthimin dhe ndërtimin në vijën bregdetare (300 m). Por fakt është hartuesit dhe miratuesit e VKM anti-pronë, kanë të gjithë shtëpi në këtë breg”,-shkruan Manjani.

Në mënyrë që VKM për pezullimin e regjistrimit të AMTP-ve në zonat e bregdetit të jetë e pranueshme, ish-ministri shton se duhet ta fillojnë nga shtëpitë e tyre. ”Përndryshe mos bëjnë gam-gam kot se nuk janë as sa partizanët e Enverit, të cilët i morën pasuritë private për tja dhënë shtetit e jo për shtëpitë e tyre”.

Statusi i plotë

Anti-pasuri…
————
Kur njerëzia kënaqen duke kënduar këngën “skam ç’e dua pasurinë”, qeveria është “legjitime” të bëjë çtë dojë me pronat!

Po një pyetje kam: Kjo VKM që heq pronësinë private të tokave në breg, a do ta pastrojë bregun e detit në Durrës e Golem?

Edhe aty njësoj të fallsifikuara ishin letrat…

Ligji i kohës madje ndalonte kthimin dhe ndërtimin në vijën bregdetare (300 m). Por fakt është hartuesit dhe miratuesit e VKM anti-pronë, kanë të gjithë shtëpi në këtë breg…

Unë jam nga ata që i uroj: Ti gëzojnë! Sepse e dua pasurinë.

Por që VKM e tyre të jetë e pranueshme disi, duhet ta fillojnë nga shtëpitë e tyre.

Përndryshe mos bëjnë gam-gam kot se nuk janë as sa partizanët e Enverit, të cilët i morën pasuritë private për tja dhënë shtetit e jo për shtëpitë e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here