Pësoi tronditje nga përplasja, dërgohet me urgjencë tek Trauma…

0
159

Në orën 22:40 Kapiteneria e Portit Durrës mori thirrjen për ndihmë nga kroçiera MSC Magnifica rreth 20 milje larg nga Durrësi.

Një pasagjer kishte pësuar traumë të rëndë në kokë nga përplasja dhe kërkohej zbarkimi i tij i menjëhershëm për ndihmë mjekësore të specializuar, menjëherë u lajmërua Kapiteni i Portit dhe u vu në gatishmëri doktori i portit dhe Rimorkiatori Joni, si dhe iu dha urdhër kroçieres MSC Magnifica të ankorohej.

Pas kësaj stafi mjekësor i Autoritetit Portual Durrës i erdhi në ndihmë turistit italian.

Në orën 23:15 rimorkiatori Joni doli nga Porti për ndihmë drejt Kroçieres, e cila po afrohej me shpejtësi 21 milje/orë, u rakordua nga kapiteni i Portit, i cili ndodhej në bord të rimorkiatorit, pika e takimit midis 2 mjeteve afër fenerit të Pilotit.

Rimorkiatori u lidh në bordin e djathtë të kroçieres dhe u bë e mundur kalimi në bord me barelë portative i të sëmurit Matteo Sartori dhe të fejuarës që e shoqëronte, Sonia Marcato, i sëmuri ndodhej në gjendje të rënduar dhe gjatë udhëtimit për në port u mbajt me maskë oksigjeni dhe serum.

Rimorkiatori mbërriti në port dhe i sëmuri u zhvendos në ambulancën e Spitalit të Durrësit, e cila priste në kalatë.

Burime bëjnë me dije se nga spitali i Durrësit, i sëmuri është transferuar për te Spitali i Traumës për trajtim të specializuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here