Reagon ashpër Zhupa: Hetimet ndaj Maznikut do të kenë fatin e adoleshentit, Ardit Gjoklaj!

0
130

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i ka cilësuar të dështuara që në nisje hetimin për faturën e luksit të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbion Mazniku, e cila ju pagua nga ‘Fusha Shpk’.

Sipas Zhupës hetimet ndaj maznikut do të kenë të njëjtin fat të adoleshentit Ardit Gjoklaj, i cili u vra në Sharrë, por në fund askush nuk u dënua.

Ja postimi i Zhupës:

Prokuroria si vegël për të mbyllur debatin publik dhe çështjet ligjore të anëtarëve të bandës së Edi Ramës.

Mediat thonë se prokuroria ka nisur hetimet për Maznikun e bashkisë. Deri me sot nisja e hetimeve nga prokuroria ka patur për qëllim mbylljen e debatit publik fillimisht e me pas ate juridik me deklarimin e pafajshem ose në mos gjykim për procedurë.

Prandaj këto pseudo nisje hetimesh deri me sot kanë rezultuar flluske e madhe…

Njesoj si Fusha prokuror mbyllte ceshtjen e Veliajt “ vrases” te Ardit Gjoklajt,sot PPP e Rames do ta mbylle PPP-ne, Fusha- Mazniku. Sot ende kemi pa asnjë rezultat hetimet për unazën, hetimet për uniformat e policisë bashkiake, etj etj.

PPP e Rames mund ti zvarris, te tentoje ti prish perkohesisht por asnje ceshtje nuk do te harrohet e nuk do te kaloje pa u gjykuar! 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here