Kishit të drejtë z. President!

0
113

Në respekt të institucionit që Ilir Meta drejton, është e rëndësishme sot të theksohet fakti që Presidenti i Republikës ,si insitucioni më i lartë i shtetit, dhe domethënës në rolin madhor në drejtimin e vendit, i shtoi një vlerë me qëndrimet e tij të muajve të fundit, integritetin e lartë, koherencën në qëndrimet dhe rol madhor në unitetin e kombit.

Cilido që lexon me vëmendje sot raportin e OSBE/ODIHR dhe jo siç ia ka ënda, shikon se Presidenti i Republikës ka pasur të drejtë në mbrojtjen e kushtetushmërisë, që në pikën e parë që i ka dalë për zot kësaj çështjeje.

Janë shkruar me mijëra e mijëra fjalë dhe do të shkruhen për këtë raport, por një gjë nuk e lëviz as “mërgata e qyqeve” të Ramës e as burokratë të lodhur nga dietat dhe të vërtetat: 30 qershori është një turp në historinë e pluralizmit shqiptar! Por sigurisht, kjo është e keqja më e vogël. 30 qershori ishte vazhdimi i grushtit të shtetit nga sekti i Rilindjes dhe konsolidimi i aventurave të lojtarëve privatë ndërkombëtarë për të saksionuar një narkoregjim. Kushdo që kërkon të lexojë raportin dhe deklaratat, për fat të mirë teknologjia sot të ndihmon me shpjetësinë e dritës.

Mjaftojnë tre pikat kyçe të raportit: 1. Qëndrimi i KQZ-së, sjellja e tyre si ushtarë të bandës së Rilindjes, në raport me 30 qershorin për dekretin e Presidentit. 2. Rapoprti kapërxen edhe disa korniza diplomatike, edhe mirë bëri, për të thënë të vërtetën mbi Kolegjin Zgjedhor dhe aktin e tij të turpshëm, duke e cilësuar se janë nën presionin e vettingut.

3. Fjalia që duhet analizuaur me shumë kujdes është qëndrimi i OSBE/ODIHR mbi aktin e turpshëm të kryeministrit dhe të sektit të Rilindjes, mosbotimi në “Fletoren Zyrtare” i dekretit të Presidentit për 13 tetorin.

Këto 3 pika dhe thënia e të vërtetave janë vetëm një pjesë e koherencës që faktori ndërkombëtar, bashkë me Presidentin e Republikës, kanë thënë mbi uzurpimin e shtetit nga sekti i Rilindjes dhe një lojtar privat ndërkombëtar që kërkon të na trajtojë si kavie eksperimenti.

Kishit të drejtë z. President!

Që nga fillimi, “Deep state”, për kapjen e shtetit, shkeljen e Kushtetutës nga sekti që drejton Shqipërinë dhe të shohim finalen e 13 tetorit.

55news.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here