EMRI/ Përdhunoi dhe vrau komedianen, dënohet me burgim të përjetshëm 20-vjecari!

0
126

I riu që përdhunoi dhe vrau në qershor të vitit të kaluar komedianen 22-vjecare Eurydice Dixon është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykatësi e përshkroi krimin e Jaymes Todd si “totalisht djallëzor”. Todd do të ketë të drejtën e lirimit me kusht pas 35 vjetësh.

Por si u vra Eurydice Dixon? 20-vjecari e ndoqi viktimën për më shumë se një orë, përpara se ta sulmonte në një zonë të errët në një park në Melbourne. Dixon po iu drejtonte asokohe shtëpisë, pasi performoi në një shfaqje të orëve të vona në një klub të qytetit.

Dixon, ndonëse nuk është shumë e njohur, kujtohet si një komediane e talentuar në fillimet e karrierës së saj. Vdekja e saj shkaktoi mjaft debat në Australi.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut është shprehur se në vend ka një shkallë të lartë të dhunës ndaj grave. Sipas shifrave të qeverisë, 1 në 5 gra dhe 1 në 20 burra kanë përjetuar dhunë seksuale ose kërcënime që nga mosha 15-vjecare.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here