Presidenti Meta priti në takim disa nxënës dhe drejtues të Institutit “ATOMI” nga Prishtina: Të përkrahim fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme

0
93

30 gusht 2019

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim nxënës dhe drejtues të Institutit Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme “ATOMI” – Prishtinë, që merret me identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, dhunti e talente.

Në bashkëbisedim me ta, Presidenti Meta vuri në dukje se fëmijët dhe të rinjtë me inteligjencë të jashtëzakonshme janë një aset i madh dhe i vyer i kombit tonë, burimi më i mirë e më racional për zhvillimin dhe mirëqenien, jo vetëm të Kosovës, por edhe Shqipërisë.

Kreu i Shtetit vlerësoi se këta fëmijë dhe të rinj kanë nevojë të identifikohen dhe të përkrahen vazhdimisht, në përputhje me cilësitë dhe potencialin e tyre intelektual, në mënyrë që ta njohin dhe ta realizojnë maksimalisht veten.

“Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë më të vëmendshme për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve me inteligjencë të jashtëzakonshme, si një mundësi e shkëlqyer për progres shoqëror, por edhe për prezantimin me dinjitet të vlerave të kombit shqiptar, në përpjekjet për të kapur majat e shkencës, teknikës dhe teknologjisë botërore.
Duke u krijuar të gjithë hapësirën e nevojshme për të kontribuar së pari për zhvillimin dhe mirëqenien e të dy vendeve tona, të rinjtë me potencial të jashtëzakonshëm intelektual mund t’u prijnë edhe ndryshimeve, avancimeve e transformimeve të vrullshme globale në të gjitha fushat”, – u shpreh Presidenti Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here