Tuesday, May 21, 2024
Home Aktualitet 32.5 milionë euro për bileta avioni/ Basha: Ja sa kushton zyra e...

32.5 milionë euro për bileta avioni/ Basha: Ja sa kushton zyra e Ramës…

0
130

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale, ku deklaron se qeveria ka shpenzuar 32.5 mln euro për bileta avioni dhe se zyra e tij kushton 5.5 milion euro

Në 6 vite, qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar 32.5 milionë euro për bileta avioni. Rama është një hajdut, që jeton mes luksit me para publike. Zyra e tij kushton 5.5 milionë euro”, thuhet ndër të tjera në video-mesazhin e kreut të PD.

Gjithashtu, në video mesazh, Basha shprehet se “Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur. Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh.”

Postimi i plotë:

Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur.

Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh.

Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjehstë dhe të pambrojtur.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme.

Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës.

Edi Rama është artist i mashtrimit.
Çdo gjë që ka premtuar, cdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Hajdutin Psiqik dhe bandën e tij grabitqare. #HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here