Policia italiane kap shqiptarin me 2 kuintalë marihuanë në makinë…

0
108

Policia e Bologna, Itali,  ka arrestuar sot gjatë kontrollit të territorit një shqiptar me 2 kuintalë marihuanë në makinë.

Shqiptari me iniciale N.R. lindur në 1990.

Patrulla e Seksionit Antidrogë të Bologna pikasi një makinë në dalje të autostradës Bologna Fiera, e cila, sapo mori shenjën për të ndaluar, nxitoi t’i ikte policisë.

Policët italianë u vunë në ndjekje të makinës dhe arritën ta ndalonin pas disa kilometrash. Gjatë kontrollit, ata zbuluan brenda makinës qindra pako me marihuanë me peshë 208 kg që në tregun e pakicës do t’i kishin sjellë organizatës kriminale një fitim prej 1 milion e 200 mijë eurosh.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në gjykatën e qarkut të Bolognës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here