Kërkohej për drogë dhe armë, prangoset 28 vjeçari në Mat…

0
125

Një 28 vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak ka rënë në prangat e policisë së Matit.

Operacioni policor “German” çoi në arrestimin  e shtetasit A.Gj., banues në Burrel.

Gjatë kontrollit të territorit të ushtruar nga Policia për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në muajin korrik 2019, ky shetas në afërsi të banesës së tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin German, ka tentuar të kultivojë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, në kubikë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak dhe vegla të ndryshme për pastrimin e armëve të zjarrit.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here