TURP/ Pas Hysenit, një tjetër deputet fyen personat ‘Down’, reagon ashpër Fondacioni

0
153

Pas deputetit socialist Alket Hyseni, që fyeu kolegët e tij në Kuvend duke u vënë epitetin “autik”, një tjetër deputet, Myslym Murrizi, ka përdorur të njejtat terma për të fyer, këtë radhë qytetarët që i komentojnë në rrjetet sociale.

“Ik qërrohu, se më vjen të vjell kur shoh që një “dawn’ komenton në Facebook tim!”. Me të tillë agresivitet i është përgjigjur Murrizi, një komentuesi në Fb, gjatë një debati politik, duke harruar se ai vetë përfaqëson ligjvënësit që duhet të mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe në veçanti të kategorive të veçanta.

Mirëpo, Fondacioni ”Doën Syndrome Albania“ nuk e ka falur Murrizin dhe ka vendosur ta nxjerrë para ligjit për gjuhën e tij të urrejtjes. Në një deklaratë të lëshuar sot në rrjetet sociale, ky fondacion shprehet si më poshtë:

“Fondacioni, si përfaqësues i komunitetit të personave me sindromën Doën dhe i prindërve të tyre, e shikon si detyrë dhe përgjegjësi të saj të reagojë mbi gjuhën diskriminuese të përdorur nga Z. Myslim Murrizi, në profilin e tij në facebook. (Teksti si më poshtë)

“Brahim Myftaraj pse ashtu e kupton ti si intelektual??? O pika qe nuk ju bie. Pse kjo ndrikulla eshte problemi apo rama, damiani, beqa, kajmaku valdrini??? Ik qerohu se me vjen te vjelle kur shoh qe nje daun komenton ne fb tim” – shkruan Murrizi.

Ne gjykojmë që gjuha e përdorur nga deputeti është një praktikë e dëmshme kundrejt komunitetit të personave me aftësi të kufizuara dhe specifikisht personat me sindromën Doën dhe familjarëve të tyre pasi nxit diskriminim, urretjen, promovon stereotipet dhe prek dinjitetin e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Për sa më lart ne si organizatë kemi nisur proçedurat për ta ndjekur këtë çështje, duke iu drejtuar institucioneve përkatëse që kanë kompetencat që ndaj deputetit të merren masat disiplinore apo çdo lloj mase tjetër.

Në dhjetor të vitit 2018 fondacioni ynë pati një praktikë të njëjtë kur deputeti Alket Hyseni iu drejtua me fjalët “plak autik” një deputeti tjetër. Përveç se me reagim publik ne ju drejtuam dhe me kërkesë zyrtare dhe institucioneve si: Kuvendi, Partia Socialiste, Kryeministria, Presidenca, organizatave ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri si dhe duke u ankimuar në formë zyrtare pranë Komisionerit për Mbrotjen nga Diskrimini.

Këtyre kërkesave iu përgjigj vetëm Komisioneri ku pas disa seancave vendosi që të mos pranonte ankesën e Fondacionit mbi arsyetimin që “…Z.Hyseni ka reaguar në mënyrë të shpejtë duke kërkuar ndjesë publike dhe duke bërë modifikimin e statusit të publikuar në faqen e tij”.

Ne nuk patëm asnjë reagim apo përgjigje nga asnje institucion tjetër por pavarësisht kësaj ne do vazhdojmë të ndjekim rrugët ligjore edhe për Z. Murrizi për të treguar qartë që ne dënojme çdo gjuhë që sjell urretje apo prek dhe dëmton dinjitetin dhe moralin e personave me sindromën Doën dhe familjarëve të tyre.

Do ju njoftojmë nëse këtë herë do të kemi përgjigje zyrtare ndaj shkresave tona si dhe për çdo proçedim që do të marrim për këtë rast. Me respekt, Mirela Juka, Këshilltare ligjore, Fondacioni Down Syndrome Albania.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here