Gjuzi “fshikullon” Ahmetajn: “Okej Arben. Ne opozitë kemi qenë edhe kur…”

0
137

Mjaft i ashpër ka qenë deputeti i ri i Kuvendit, Kujtim Gjuzi, me ish-ministrin e Rilindjes, Arben Ahmetajn.

Ndërsa po fliste në foltoren e Kuvendit, Gjuzi i ka bërë thirrje Ahmetajt që mos i nënvlerësojë deputetët e rinj, duke i marrë thjeshtë si opozitë e re.

Ai ka kërkuar Ahmetajt që të mos i marrin për të lehtë deputetët e opozitës, pasi ata opozitë kanë qenë edhe kur janë vrarë nga komunistët.

“Arben, ne nuk jemi opozita e rrugës. Ne kemi qenë opozitë që në kohën që na kanë vrarë ata të tjerët, pararendësit tuaj. Mos na vrit me fjalë këtu se nuk jemi aq të lehtë sa dukemi. Okej Arben? Po ta them këtë me dashamirësi sot, mundohu ta fiksosh dhe të jesh në rregull me ne të tjerët,“- tha Gjuzi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here