EMRI/ Përplas për vdekje këmbësorin dhe ikën, arrestohet shqiptari në Itali

0
110

Një shqiptar 26 vjeç, i cili punonte në ndërtim në Itali është shoferi i makinës, që ka përplasur për vdekje një djalë në mbrëmjen e 25 gushtit. Këmbësori ishte duke udhëtuar me biçikletë, kur u shtyp nga makina.

Viktima është një i ri nga Mali. I riu nga Shqipëria u arrestua nën disa akuza që kanë të bëjnë me mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor, por edhe për posedim të armëve, pasi policia i gjeti municion. I arrestuari është Mariglen Mara, shkruajnë mediat e vendit fqinj. Ai përpos se ka shkaktuar aksidentin, nuk ka ndaluar në vendngjarje.

  • foto galeri

I riu nga Mali po kthehej në Brindizi nga rruga që të çon në San Vito dei Normanni, kur u godit fuqishëm nga një automjet dhe u hodh nga rruga, me thyerje serioze në gjymtyrët e tij të poshtme. Viktima është ende në spital, ku po kurohet.

Makina e shqiptarit, që ishte nën pronësi të një tjetër të huaji në shtetin italian, u gjet në garazh, ende me shenja të aksidentit. Në shtëpinë e Marës u gjet edhe një pushkë si dhe fishekë. Me vendim të Prokurorisë, i arrestuari u dërgua në burgun e Brindizit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here