“Disa pyetje për Kajmakun e Edvin Mafisë”/ I kujt kompanie ishte kamioni që u kap me kokainë dhe armë në Itali?

0
103

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili i ka shtruar disa pyetje tronditëse Agim Kajmakut të Vorës, midis të cilave edhe i kujt kompanie ishte kamioni që 9 muaj më parë transportonte bredha dhe lule nga Hollanda në drejtim të Shqiperisë dhe u kap në Bolzano ( Itali ) me lëndë narkotike të llojit (kokainë) dhe me armë?

‘Disa pyetje tronditëse për Kajmakun e Edvin Mafisë dhe Ndrikull Reformatos nga qytetari dixhital.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb 

Përshëndetje zoti/ Berisha. Doja vetëm tju informoja gjithmonë nëse s’jeni në dijeni të fakteve për Gim Kajmakun ose ndryshe pushtin Vorës. Tenderat për bashkinë e Tiranës për mbjelljen me pemë dhe lule ose për rrugët e Shqipërisë kush kompani i ka?

Kush është pronari i biznesit? Sa vjet ka që i fiton po i njëjti tenderat? Diku pak a shumë rreth 9 muaj më parë kamjoni në pronësi të kujt kompanie që transportonte bredha dhe lule nga Hollanda në drejtim të Shqiperise u kap në Bolzano ( Itali ) me lëndë narkotike të llojit (cocain ) dhe me armë? Pse nuk është bërë i ditur lajmi në mediat tona? Ju lutem shume publikojeni dhe kërkoni pak më shumë info për ktë që po ju shkruaj. Me respekt. Ju lutem anonim se skam qef ose kohë të humb me to jo frikë.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here