Shehu: Vuçiç vajton, shqipfolësit fshihen, shqiptarët të reagojnë!

0
112

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për idenë e korrigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës dhe për qëndrimin e Gjermanisë, e cila përmes Merkelit duket se ka goditur tashmë këtë skenar të rrezikshëm për Ballkanin Perëndimor.

Ai shkruan në “Facebook” duke shpresuar se këto teori shumë të rrezikshme për shqiptaret të jenë arshivuar dhe mbështetësit e kësaj ideje të mos kenë mundësinë e ringjalljes së tyre, qoftë në Prishtinë apo edhe në Tiranë.

Statusi i Shehut:

Një vit më parë shqipfolës nga Prishtina dhe Tirana lancuan ëndrrën e Serbisë së Madhe nëpërmjet të ashtuquajturës platformë të shkëmbimit të territoreve.

Këto ditë Vuçiç, mbas Jo-së përsëritur të Merkelit, por që duket edhe prej matanë Atlantikut, duke e rikonfirmuar atë ëndërr Serbe shpreh dëshpërim për zbehjen e saj.

Po ata shqipfolës nga Prishtina pse heshtin tashmë me ”planet” e tyre për të “bindur” Serbinë tu ”dhurojë” territore të tëra, thjesht si “pendesë” ndaj historisë?!

Le të shpresojmë që këto teori shumë të rrezikeshme për shqiptarët të jenë arshivuar dhe që shqipfolës nuk do të bëhen përsëri “promotorë” të ringjalljes së tyre.

Sidoqoftë e deri kaq demi është i pa llogaritshëm, gjë që shprehet edhe në bllokimin e njohjeve të Kosovës, të problemeve me avancimin e saj në institucionet ndërkombëtare, në “forcën” që ka marrë diplomacia serbe etj.

Pa asnjë dyshim pasojat e asaj teorie të artikuluar nga shqipfolës janë shumë herë me dëmtuese për neve sesa është ajo teori vetë e mbrojtur nga serbët, duke vënë në dyshim kështu Paketën Ahtisaari, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, etj akte thelbësore.

Kjo lidhet gjithashtu edhe me goditjen vdekje prurëse, që ju dha Ministrisë sonë të Jashtme së fundmi, mbasi prej 5-6 vitesh e mbajtën atë në agoni.

Ndërsa Vuçiçc po vajton ëndrrën serbe e shqipfolës po veprojnë si struci, shqiptarët duhet të reagojnë për sovranitetin e nxjerrë në treg!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here