FOTO-VIDEO/ Grida Duma mesazhe të forta kundrejt qeverisë, flet për qëllimin e saj në politikë

0
134

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Grida Duma, ka folur pas denoncimeve të PD, për disa kryebashkiakë në vend, ku vetëm disa ditë më parë kreu i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen pas publikimit të dokumentit për dënimin në Itali, ndërsa më pas, PD kërkoi nisjen e verifikimeve edhe për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.

E ftuar në emisionin “Treshat”, moderuar nga Bora Zemani dhe binjakët Veshaj, Grida Duma ka dhënë edhe disa mesazhe të forta, rreth asaj që e quan “zbrazja e Shqipërisë dhe largimi i më të aftëve”.

 

Sipas Dumas, një ndër arsyet është mungesa e garës. Ajo argumenton se nuk lejohet gara askund dhe se sistemi politik, ka zhdukur mundësinë që të garohet dhe të fitohet.

“Mungon gara reale në shkolla, mungon gara në administratë, gare për një vend pune, mungon gara e ndershme mes bizneseve, mungon gara për tu rritur në një vend pune, mungon gara e mendimeve në politikë, mungon dhe gara reale me zgjedhje të lira mes partivë dhe brenda partive politike…. një mungesë meritokracie që prodhon mediokritet dhe ndalon zhvillimin e shoqërisë përvecse pamundëson rritjen e individit të spikatur, te formuar!

Kur mungon gara s’ka pse të përpiqesh , dhe pastaj fajësojnë shqiptarët pse nuk përpiqen, për çfarë të përpiqen….?!”, thotë mes të tjerash Grida Duma.

“Ne” – vazhdon ajo- “ do t’i qajmë gjatë  garuesit më të mirë, që kemi humbuar, ata që e kanë lënë  Shqipërinë edhe duke pranuar që ta nisin garën nga një nivel më poshtë, vetëm e vetëm që të provoheshin t’ia dilnin. Shkuan atje ku nuk I njeh askush, ku nuk I pret askush, atje ku nuk njohin ndoshta as gjuhën as kulturën, por prapë shkojnë se kanë besim tek vetja  se ia dalin; këta njerëz kemi humbur ne! Ata që ia dalin!

Dhe nuk jam këtu për të folur vetëm për mungesën e garës në votime, ajo është vetëm maja e ajsbergut, mungesa e garës është në çdo element të jetës, dhe madje duhet thënë që  në përgjithësi nuk ka garë në vetë organizatat politike”.

​​E Pyetur çfarë qëllimi ka në politikë ajo përgjigjet:

​Kam vetëm një qëllim në politikë jo një post, jo një status, por të bëjmë të mundur të fitojë grupi, shoqëria dhe Shqipëria, duke shtruar rrugën për më të aftët dhe duke bërë rregulluar që të mos fitojë vetëm njëri! Të zhdukim kulturën e njëshit, “unë jap unë marr unë vë në heq” kjo e  ka shkatërruar atë vend plotësisht. Grupi, njerëz të rinj që marrin përgjegjësi dhe bashkëpunojnë.

– ​E Pyetur çfarë defekti i njeh vetes Duma thotë:

Shpesh i jap më shumë kohë se duhet gjerave që të ndodhin, edhe kur e di mirë se si do të ndodhin sërish i lë kohën të tjerëve megjithëse mund edhe të mos pres të vërtetohem.

​​​E Pyetur nëse Rama do ti ofronte një post ministror a do të pranonte ajo përgjigjet:

Asnjëherë, zero absolute, kurrë, unë nuk kam për të pranuar kurrë politikën e pazareve. Besoj që vendit I duhet një qeverisje thellësisht e djathtë, besoj tek nevoja e rotacioneve por mendoj që për një kohë të gjatë ka nevojë për një qeverisje të djathtë që ka në qendër individin shqiptar  që pasurohet  nga puna e vet një ekonomi ku shteti nuk tremb as kërcënon as ndryshon taksat as bën presion por lehtëson dhe lehtëson, se ekonominë shqiptare e mban vetëm sipërmarrja. Shteti vetëm vjel taksa nuk prodhon thuajse asgjë.

Prej disa muajsh Grida Duma ka komunikuar me publikun në një mënyrë  unike me monologje socio politike që janë të reja në Shqipëri.

Njihen si “motivational speech” apo fjalë motivuese të cilat ndiqen shumë dhe kanë vlerë sepse njëherazi tregojnë problemet reale por edhe shtyjnë në zgjidhjen e tyre nëpërmjet motivimit mendor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here