Reshjet e mëdha të shiut të cilat kanë vijuar të bien që prej mesnate kanë shkaktuar edhe problemet e para. Aktualisht raportohen permbytje në autostraden Tiranë- Durrës ku qindra makina janë bllokuar në trafik. Uji ka hyrë edhe në bizneset anash autostradës.
Problematike paraqitet situata edhe në Durrës, Lezhë dhe Fushë Krujë, ku rezultojnë të përmbytura disa lagje, ndërsa ka vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve. Në Lezhë janë bllokuar blloqet e banimit në lagjen “11 Janari”.
Kjo situatë ka sjellë edhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
“Si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut është bllokuar Autostrada Tiranë – Durrës, ku ka prezence të madhe uji nga Brunes deri te mbikalimi Kashar. Drejtuesit e mjeteve që qarkullojne për në jug të shfrytëzojnë rrugën e vjeter nga Ndroqi”, njofton policia e Tiranës.