Skandali! Lleshi e arrestoi për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas, ai ndodhej me shokë në…

0
139

Ragip Hajdini, njeri nga të arrestuarit  për grabitjen e 10 milionë eurove në një avion në Rinas ne prillin e ketij viti ka rezultuar nga filmimet se në momentin e ngjarjes ndodhej me disa shokë në Spitallë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar sot pamjet ku Hajdini, i njohur me nofkën “Daja” sipas të penduarit të kësaj ngjarjeje, ditën e grabitjes, 9 prill 2019, ishte me miqtë e tij. Pamjet janë siguruar nga News24.

Ragip Hajdini, 50 vjeç, ishte i arrestuari i gjashtë për grabitjen spektakolare në aeroportin e Rinasit, lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

I njohur me nofkën ‘Daja’, Hajdini është me origjinë nga Peja e Kosovës. Ai njihet si mik me ‘trurin’ e grabitjeve, Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Burimet kanë thënë se ‘Daja’ pasi kishte refuzuar disa herë të jepte detaje për grabitjen e Rinasit, përballë grupit hetimor, më në fund ka thyer heshtjen.

Ai ka mohuar përfshirjen në grabitje, ndërsa tha se nuk është ai ‘Daja’ që kërkon policia shqiptare, por nga ana tjetër pranon lidhjen me familjen e Admir Muratajt, të cilit thotë se i ishte edhe në varrim në Tropojë.

Hajdini pretendon se ka alibi për mesditën e 9 majit si dhe ka kërkuar ballafaqim me punonjësin e servisit që e identifikoi, Alkond Bengasi.

‘Nuk jam unë ‘Daja’ që kërkoni. Flitej për një ‘Daja’, por po të isha unë, nuk do të rrija këtu. Kam pamje filmike që nuk kam qenë pjesë e grabitjes atë ditë.

Dua të ballafaqohem me Bengasin që më ka identifikuar. Kam njohje me familjen Murataj. Isha në varrimin e Admir Muratajt, njoh edhe vëllain e tij’, mësohet të jetë shprehur Ragip Hajdini.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here