Vijojnë skandalet brenda ‘Rilindasve’/ Pjetri me certifikatë sigurie nga DSIK e Ramës, akses në sekrete

0
119

Thellohet edhe më shumë skandali me përzgjedhjen e Edi Ramës, Valdrin Pjetrin,  për kryetar të bashkisë së Shkodrës.

Pjetri edhe pse që nga viti 2003 ka qenë një i dënuar dhe i përzënë nga drejtësia italiane për trafik doge, është pajisur në mënyrë ‘të çuditshme’ në detyrat e tij të larta shtetërore, me certifikatë sigurie.

Valdrin Pjetri, në periudhën që ka qenë drejtor në ministrinë e Mbrojtjes është pajisur ‘fare lehtë’ me certifikatë sigurie nga ana institucioni përgjegjës, direkt në varësi të kryeministrit Rama.

Kështu mësohet se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) e cila varet nga kryeministria, ka anash kaluar faktin e të kaluarës kriminale të Pjetrit dhe i ka dhënë atij një certifikatë pastërtie e cila i jepte të drejtën që të kishte akses, edhe në sekretet shtetërore në ministrinë e Mbrojtjes të cilat janë të ndërlidhura me ato të NATO.

Në vitet viti 2014-2015,  Valdrin Pjetri, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas në vitin 2015-2018 është ‘graduar’ si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo drejtori e dytë është mjaft e rëndësishme, pasi operon edhe  në shitje-blerjen e armëve dhe veçanërisht në fushën e ndihmës që merr ushtria shqiptare nga NATO; në armë, mjete dhe logjistikë.

Pikërisht në këtë pozicion të rëndësishëm dhe delikat, Pjetrit i është dashur certifikata e sigurisë e cila i është dhënë pa asnjë lloj filtri dhe përgjegjësie ligjore nga DISK, në varësi të kryeministrit Rama.

Po zbulohet që në rastin ‘ Valdrin Pjetri’, kanë dështuar të gjitha institucionet përgjegjëse, duke nisur me KQZ-në dhe përfunduar te ministria e Drejtësisë, të cilat duhet ta kishin kapur më herët se opozita këtë infiltrim të krimit në zyrat e larta të shtetit, por pajisja me certifikatë sigurie e një individi me të kaluar kriminale ndërkohë që ka akses në sekretet e NATO, e thellon skandalin dhe e ndërkombëtarizon atë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here