SHBA akuzon Kinën për manipulim të juanit

0
194

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar zyrtarisht Kinën si një “manipuluese të monedhave”, një deklaratë kjo e cila pritet të intensifikojë tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Njoftimi i bërë  nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së, pason një rënie të mprehtë të vlerës së juanit kinez kundrejt dollarit.

Javën e kaluar, Kina u zotua se do të hakmerret pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa shtesë ndaj importeve kineze. Departamenti i Thesarit përcakton manipulimin e monedhës, kur vendet ndikojnë qëllimisht në kursin e këmbimit midis monedhës së tyre dhe dollarit amerikan, për të fituar “avantazh konkurrues të padrejtë në tregtinë ndërkombëtare”.

Një juan më i dobët i bën eksportet kineze më konkurruese, ose më të lira për tu blerë me valutat e huaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here