EMRI/ Arrestohet 37-vjeçari, kërcënoi biznesmenin. Autori pjesë e listës e më të kërkuarve nga Interpoli

0
105

Arrestohet 37-vjeçari Edison Lumi, pasi kanosi biznesmenin duke i marrë mbi 5 mijë euro.Ai njihet si person i rrezikshem nga policia, me precedente te mëparshëm dhe i dënuar për vrasje.

Biznesmeni, pronar i një subjekti në fushën e shërbimeve, është kërcënuar dy herë nga 37- vjeçari Edison Lumi, i cili ka përdorur edhe thikën për të kërcënuar biznesmenin dhe për të arritur qëllimin e tij. Pasi herën e parë ai i ka kërkuar 5000 euro, duke i lënë edhe afat, Lumi është drejtuar përsëri te biznesmeni, duke e bërë edhe më të frikshëm kërcënimin e tij. Nën presionin e thikës, ai i ka kërkuar biznesmenit shumën monetare, duke i deklaruar qartë se nëse nuk ia mundësonte, do ta vriste.

Por, ndërsa është larguar, biznesmeni ka përfituar për të kërkuar ndihmën e Policisë, duke treguar me detaje se çfarë kishte ndodhur. Sipas të dhënave të Policisë, 37- vjeçari u arrestua, pasi nga tërësia e veprimeve të kryera, shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementet e veprës penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të këtij shtetasi”, bëri me dije Policia. Por, ndërkaq, Lumi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 1999, kur ishte vetëm 17 vjeç, ai është dënuar për vrasjen e dy personave me 12 vite e 6 muaj burg. Emri i tij, deri në vitin 2013, ishte në listën e 200 personave më të kërkuar nga Interpoli. Lumi, në bazë të vendimit të Gjykatës së Korçës, nuk ka kryer asnjë ditë burg, pavarësisht se u ka marrë jetën dy personave.

Kjo, pasi në vitin 2010, përfaqësuesi i tij ligjor i drejtohet Gjykatës me qëllim parashkrimin e ekzekutimit të dënimit penal. Kështu, në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë shkruhet se çështja është pushuar, pasi vepra penale ishte shuar. “Kërkuesi Edison Lumi është dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg, pasi është deklaruar fajtor për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje parashikuar nga nene 78 e 278/2 të K.Penal.

Me kërkesën drejtuar Gjykatës, i dënuari ka kërkuar shuarjen e dënimit, duke pretenduar se dënimi është parashkruar, pasi kanë kaluar 10 vjet nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë. Përfaqësuesja e Prokurorisë, pasi u njoh me kërkesën e të dënuarit dhe vendimin e dënimit, deklaroi se dënimi për këtë shtetas është shuar me vendimin nr. 253, datë 13.4.2010, të kësaj Gjykate.

Mbrojtësi me prokurë i kërkuesit, pasi u njoh me urdhrin e prokurores, deklaroi se heq dorë nga kërkesa dhe kërkoi pushimin e gjykimit”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Korçës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here