Shpërthimi në Kamëz/ Demaj kundër Policisë: I vetmi konflikt që kam është me ‘Llesh kimikun’ dhe Edvin Ramën

0
109

Policia e Shtetit, ka reaguar për shpërthimin e një sasie tritoli në një pallat në kthesën e Kamzës, ku fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale dhe jo njerëz të lënduar.

Vendim Demaj, nënkryetar i bashkisë së Kamzës dhe Partia Demokratike e ka konsideruar sulmin si politik dhe që ka patur në fokus zyrtarin e saj. Zyrtari demokrat tha se nuk ka asnjë konflikt, përveç konfliktit politik me qeverinë.

“Sipas telefonatave të komshinjve, ka qenë ora 23:30 (shpërthimi). Fatmirësisht as unë dhe as komshiu nuk kemi qenë në banesë, por me pushime. Janë thyer të gjitha xhamat e 5 kateve dhe janë shkatërruar dyert. Unë jam në konflikt të vazhdueshëm me qeverinë e këtij fashisti, Edi Rama, dhe cubat e Lleshajt. Asnjë konflikt nuk kam patur në 40 vite. I vetmi konflikt është me ‘Llesh kimikun’ dhe Edvin Ramën”, tha Demaj. Ai tregoi se do të paraqitet në polici për të vijuar me procedurat, si dhe theksoi sërish se nuk ka asnjë konflikt personal

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here