Në Vlorë/Rama: Zeruam taksat për biznesin e vogël që të na “spiunojë” kur të mëdhenjtë s’përdorin faturë

0
94

 

 

Edi rama 18Kryeministri Rama deklaroi dje se me zerimin e taksës së tatimit të fitimit për biznesin e vogël, qeveria ka synuar përveç lehtësimit të barrës, edhe ta ketë në krah këtë kategori sipërmarrësish për të luftuar evazionin e biznesit të madh. “Kërkojmë seriozitet të plotë nga biznesi i vogël në dhënien e kuponëve për t’u bërë së bashku partnerë dhe për të bllokuar të gjithë evazorët e mëdhenj që shfrytëzojnë biznesin e vogël për të shfryrë evazionin e tyre. Në paketën e re ne kemi vendosur kusht për biznesin e vogël që të mbajë faturat tatimore për çdo blerje që do të bëjë nga të mëdhenjtë, që të detyrohen të mëdhenjtë që të shesin me fatura tatimore. Tani, të vegjlit nuk kanë më nevojë që të fshehin shitjet për t’ua hedhur taksave sepse taksat janë zero”, – deklaroi Rama nga Vlora ku mori pjesë në turin “Të pastrojmë Shqipërinë”. Nga ana tjetër kreu i qeverisë theksoi se inspektorët tatimorë do të tërhiqen nga kontrollet e shpeshta në terren që prej 1 janarit dhe kontrollet do të bëhen të dixhitalizuara. “Nga janari i vitit të ardhshëm inspektorët e tatimeve do të tërhiqen, si ato ushtritë që e kanë mbaruar misionin e tyre. Do të bëhet në mënyrë krejt të re kontrolli, që falë formalizimit të bizneseve i jep mundësi administratës që të marrë përmes kompjuterit të dhëna në kohë reale për sjelljet dhe volumet e transaksioneve të çdo biznesi. Mbi bazën e këtyre të dhënave që merr kompjuteri, është po kompjuteri që jep alarmin kur ka lëvizje të dyshimta të xhiros ditore. Me të marrë këtë informacion atëherë grupi i inspektorëve del në terren”, – deklaroi Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here