Shpërndarja e Kuvendit, vjen reagimi i Haradinajt

0
133

Pas vendimit për shpërndarjen e Kuvendit dhe çuarjen e vendit në zgjedhjet të parakohshme ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit të dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Haradinaj shkruan:” Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Ky vendim do t’i hapë rrugë procesit zgjedhor në vend, si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm.

Po ashtu, është për t’u përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE.

Kthimi i mandatit te sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here