Reagon kryetarja e bashkisë Përrenjas: ‘Pseudokryetar, do mbash përgjegjësi’ për uzurpimin dhe dhunimin e bashkisë

0
114

Kryetarja legjitime e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira, ka reaguar duke publikuar pamje nga dhunimi që socialistët të drejtuar nga Nuri Belba, i kanë bërë derës kryesore të institucionit, duke bërë uzurpimin e godinës.

Postimi i plotë

Dhunohen dhe shkelmohen dyert e institucionit te bashkise Prrenjas!

Pseudo-Kryetari i dale nga votimet farse te 30 Qershorit, me disa persona te tjere te paautorizuar kane shkuar ne ambjentet e bashkise pas orarit zyrtar dhe kane hapur me trapan e shkelma dyert e bashkise!

Nen ndikimin e alkolit dhe duhmen e rakise, pas drekimit per 6 ore ne nje nga restorantet e zones, Kryetari mësyu ne bashki, duke dhene edhe intervisten e tij te pare çoroditese????????????????

Kryetar po te kujtoj se duke shqyer dyert e bashkise, ke dhunuar institucionet e shtetit! Kur hyra ne ate godine 4 vjet me pare, as shkelmova dyert dhe as theva xhamat! As une dhe asnje nga ish – kryetaret e meparshem nuk kane zbarkuar ne ate zyre ne ate menyre si Ali Baba dhe 40 hajdutet! Ne fund keni treguar se kjo eshte pasqyra juaj dhe sjellja e Rilindjes: dhuno, uzurpo, grabit e plaçkit!!

Ajo godine nuk eshte prona ime por e publikut, e njerezve! Te gjithe ata qe kane dhunuar dhe shkaterruar pronen publike, do te ndiqen edhe penalisht!’, shkruan Rira

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here