“Hovi” i “kryebashkiakut” Gjolek Gucaj arriti deri aty sa të kërcënonte gazetarin Pirro Nase

0
163

Kandidati i PS në votimet moniste për bashkinë e Memaliaj, Gjolek Gucaj mezi e ka pritur marrjen e detyrës ndaj dhe nuk i kanë parë sytë se çfarë bënte.

“Hovi” i “kryebashkiakut” arriti deri aty sa të kërcënonte haptazi gazetarin Pirro Nase, por gazetari ka filmuar gjithçka dhe vërteton se si një zyrtar pengon, kërcënon dhe intimidon haptazi fare një gazetar.

Reagimi i plotë i Pirro Nases:

Ne 20 vjet gazetari qe kam, eshte hera e pare qe me ndodh qe nje zyrtar i zgjedhur, pengon, kercenon dhe intimidon haptazi fare nje gazetar.

Kryetari i votuar nga 1/5 e banoreve te Memaliajt, sillet ne menyre arrogante duke me penguar ne detyren time.

Gjithcka ndodhi pak minuta para konstituimit te tij nga Keshilli Bashkiak, ku Gjoleka nuk duronte dot per te vendosur shiritin e kryebashkiakut dhe stolisej nga kryetarja e PS ne Memaliaj ne hyrje te salles.

Ky detaj, perbente lajm dhe rrjedhimisht me instiktin e gazetarit, filmova me celular.

Isha ne hollin e Pallatit te Kultures ne Memaliaj aty erdhi Gjolek Gucaj kryetari i ri i Bashkise dhe po stolisej me shiritin e kryebashkiakut nga kryetarja e PS se Memaliajt Etmonda Harizi. Ky detaj me beri pershtypje dhe nxora cel per ta filmuar. Ne kete moment afrohet vrrullshem kryetari i votuar i Memaliajt dhe me qellon tek dora ky mbaja celularin. Ky i fundit me bie ne toke dhe menjehere filloh filmimin me celularin tjeter rezerve. Aty ai me hakerrehet duke thene se perse filmoja. I them qe nuk eshte e ndaluar dhe se te drejten ma jep kushtetuta pasi jam ne krye te detyres. Me thote nuk te lejoj te filmosh dhe sugjeron ta fshije se ndryshe…..i them nuk e fshij. Hidhet kryetarja e PS se Memaliaj Etmonda Harizi dhe me ben thirrje ta fshij. I them ska shanc ta fshij. Dal jashte dhe aty me versulen dy “trima” njeri i afert i kryetarit te ri dhe tjetri Luan Halilaj keshilltar i PS ku me kercenojne haptazi fare dhe me shtyjne. Me pas jane terhequr se aty jane gjendur 2 police.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here