Dako “non grata” në SHBA, flet DASH: I përfshirë në korrupsion gjatë mandatit si kryetar i Bashkisë Durrës

0
105

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesit të RTV Ora për shpalljen non grata të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

DASH thekson se SHBA-të kanë informacion të besueshëm se Dako, ka qenë i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm gjatë mandatit të tij si kryetar.

Theksohet gjithashtu se korrupsioni shkakton kosto mbi ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë dhe lehtëson krimin e organizuar.

“Departamenti i Shtetit i SH.B.A-së ka një informacion të besueshëm se z. Dako ka qenë i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm gjatë mandatit të tij si kryetar i bashkisë së Durrësit.  Korrupsioni shkakton kosto mbi ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë dhe lehtëson krimin e organizuar. Kjo ndikon drejtpërdrejt në interesat e sigurisë kombëtare, ekonomike dhe të politikës së jashtme të SH.B.A.-së, dhe ne besojmë, se edhe në ato të Shqipërisë. Në këto rrethana, ne besojmë se është e rëndësishme për qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar të dijë, që Shtetet e Bashkuara të njohin të korruptuarin publik, përfshirë edhe përfshirjen e zotit Dako në akte korruptive, në mënyrë serioze”,– thuhet në reagimin për RTV Ora.

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here