Përleshje mes bandave në burg, humbin jetën më shumë se 50 të burgosur

0
115

Të paktën 52 persona janë vrarë gjatë një trazire në një burg në Brazil. Përleshjet mes grupeve rivale zgjatën për pesë orë, thanë zyrtarët.

Anëtarët e njërës bandë nga një bllok burgu pushtuan një pjesë tjetër të burgut të Altamira në shtetin Pará.

Zyrtarët në një deklaratë thanë se 16 prej të vdekurve iu pre koka.

Ndërsa raporte të tjera thonë se një pjesë të burgut iu vendos flaka dhe shumë prej njerëzve u asfiksuan.

Dy oficerë të burgut që u morën peng janë liruar.

Pamjet e publikuara tregojnë disa të burgosur që qëndrojnë në majë të çatisë së burgut ndërsa ndërtesa është e mbuluar nga tymi.

Dhuna nisi rreth orës lokale 07:00 dhe përfundoi rreth mesditës, thanë zyrtarët.

Dy bandat rivale të përfshira në përleshje nuk janë identifikuar nga autoritetet.

Dhuna në burgjet e Brazilit nuk është e pazakontë.

Vendi ka popullsinë e tretë më të madhe në botë prej rreth 700,000 banorësh, dhe mbipopullimi është një problem i përhapur.

Përleshjet midis bandave rivale janë të shpeshta.

Në maj, 40 vetë u vranë në të njëjtën ditë në katër burgje të ndryshme në Manaus në shtetin Amazonas. Një ditë më pas 15 të tjerë vdiqën në gjatë përleshjeve në burgjet në zonë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here