Duma i përgjigjet Ristanin: Sakrificat shpërblehen

0
121

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, i është përgjigjur ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, i cili një ditë më parë e quajti një gabim të rëndë vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

Ish-deputetja Duma është shprehur se ky nuk është momenti për të matur suksesin e aksionit opozitar.

Duma iu kthye Ristanit, duke i thënë se sakrificat ekstreme shpërblehen. Më tej, ajo paralajmëroi se ka ardhur kjo që t’i jepen kosto klasës së brendshme të partisë.

“Ky nuk është momenti për të matur suksesin e aksionit opozitar. Sakrificat ekstreme shpërblehen. Sa më i madh risku dhe sakrifica, aq më i madh është shpërblimi. Opozita e ka zbutur revoltën qytetare dhe qytetarët sot janë aksionerë të protestave të tyre. Është investuar shumë në këtë vend. Ka ardhur koha për t’i dhënë kostot klasës së brendshme”, ka deklaruar ish-deputetja Duma.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here