Basha në Tepelenë: Rama premtoi shëndetësinë falas, por shqiptarët paguajnë edhe më tepër (FOTO)

0
290

Lulzim Basha, solli në vëmendje mashtrimin e Edi Ramës përmes premtimeve të pambajtura. Ai erdhi në pushtet duke premtuar mirëqeverisje, por solli varfërim. “Rama premtoi shëndetesine falas për shqiptarët, por sot shqiptarët paguajnë më shumë se kurrë për shëndetësinë, sepse ai ua dha shëndetësinë me koncesion oligarkëve, u shpreh Basha në Tepelenë.

Lideri i opozitës vuri në dukje se shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se europianët për ilaçe të skaduara apo fallco që nuk japin efekt, megjithëse Rama premtoi ilaçe të lira e të sigurta . “Sot kriza ekonomike, është problem numër 1 për çdo familje shqiptare, ndaj dhe prioriteti numër 1 për ne demokratët është t’i japim zgjidhje problemeve jetike për çdo shqiptar. Ta bëjmë këtë një orë e më parë dhe të ndalim zbrazjen e vendit, spastrimin e Shqipërisë nga shqiptarët e ndershëm, projektin më të zi të Edi Ramës”, theksoi në Tepelenë kreu i opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here