“Një grusht njerëzish”

0
127

Zhaneta Barxhaj

Ndryshimi mes pushtimit dhe pavarësisë për t’u vetëqeverisur është shumë i thjesht: Pushtuesi nëse të mund, urdhëron dhe bën ç’të dojë pa pyetur fare për të drejtat e tua, ndërsa vetëqeverisja zgjidhet prej teje dhe duhet të zbatojë deri më një të drejtat e tua dhe kufijt territorial të shtetit. Se në çfarë sistemi bëjmë pjesë ne këto 80 vjet, sociologët duhet të hartojnë një të ri, se nuk ka asnjë literaturë botërore t’i vëri emër këtij kaçamaku!

E në fakt këtë mëmëlig të hidhur për historinë tonë, kanë mundur ta zbusin me vaj e sherbet, duke i shpētuar zëfrymën atdheut vetēm ata që e kanë dashur atë në shekuj. Burrat e urtë e luftëtar i mbrojtën krahët e këmbët mesa mundën me një dashuri sublime. Edhe pse krahët ua prenë dhe u mbetën jashtē, ata e shpëtuan trupin e atdheut dhe na i lanë ne si dhuratë Amaneti!

Por, ishte edhe një grusht njerëzish, të cilëve u kemi borxh gjakun e derdhur, ata që edhe pse ishin minorancë, dijetarët, fetarët, shkrimtarët, poetët, gjuhētarët, mësuesit… mbajtën gjallë shpirtin, frymēn dhe memorien e këtij trupatdheu. Janë ata që luftuan pēr të ruajtur gjuhën, pēr të ruajtur artin e këngēs, tē pikturës e çdo trashēgimi kulturore e folklorike…. Janë ajo pakicë e popullsisë që mbajti frymën dhe ndezi shkëndijat e dashurisë për atdheun dhe pavarësinë, në çdo moment kur njerëzit të rraskapitur e në mjerim binin nē gjumë.

Ky grusht njerëzish pra, ka qenë palca e çdo kombi kudo në Europë. Ka qenë ajo që ka çuar përpara kulturën e njē vendi. Nëse nuk do ekzistonte kjo pakicë asnjë kalorēs, asnjë strateg, asnjë fuqi e armatosur e politike nuk do ta shpëtonte dot shpirtin dhe identitetin e një kombi. Kur kjo pakicē pushon së dashuri kulturën, identitetin dhe vendin, kombi ēshtë në rrezik zhdukjeje. Kur kjo pakicë nuk do ndjej më që vendi është i tij dhe ka të drejtën sublime ta mbroj në çdo cm tokë, ta bēj të jetueshēm dhe të trashëgueshēm pēr brezat, të mbroj identitetin kulturor nē të gjitha fushat etj… atëherë vendi është braktisur dhe dorēzuar nē duart e abuzuesve e vjedhēsve.

Po e mendoja rēndësinē e kēsaj pakice, nxitur nga një bisedē e bërë me artistë dhe tregtar të nderuar. Ajo që më trishtoi ish se nuk kish më dallim mes mendimit të tyre. Llogjika ekonomike e tregtarit e oligarkut është fitimi, përtej çdo gjëje dhe parimi. E shumë shpesh falë ambicies së tyre sjellin shumē pērfitime dhe çojnë përpara ekonominë. Por, artisti intelektuali duhet të jetë gjithmonë ana tjetēr e monedhës, për t’i vënë disa kufij fitimeve. Kështu nuk do ta lejoj të shkeli mbi kujtesën historike dhe tē zhdukë monumentet arkeologjike, duke i betonizuar. Ta drejtoj zhvillimin e tij në një vend që vērtet të ndërtoj jo shkatërroj. Nuk duhet të lejoj deformimin e kurikulave shkollore dhe të deformojë gjuhën, historinë, duke dëmtuar brezat e ardhshëm në emër të fitimit tregëtar.

Nuk duhet të lejoj zaptimin e pronës publike, që na takon tē gjithëve për qëllime korruptive. Dhe kush më mirë se artisti se intelektuali duhet të ketë vetëdijen se vendi është i joni, prona publike i përket njësoj si shtëpia e vetë çdo qytetari. Dhe që kjo monedhë të jetë e vlefshme, të jetë europiane dhe të zhvillohet, të dyja këto anë duhet të bashkëpunojnë sëbashku me dashuri për këtë vend.

Ndaj ndiej një dhimbje kur i shoh në të njëjtin krah, duke bërë pakësimin e asaj pakice palcore të vendit, deri në shuarje…. Dhe nëse ndodh kjo, ky komb do shkombëtarizohet dhe asimilohet nën beton njësoj si Rozafa, por pa asnjë sy, dorë e gji pēr të mëkuar shpresën e së nesërmes… Mos na lëntë zoti pa këtë grusht njerëzish…! Amen!

P.s.: Shprehjet indiferente ç’më duhet mua të bëjnē ç’të duan… apo gjykimi i të tjerëve pa i mbështetur dhe pa u thelluar në thelbin e gjësë…është këmbana e alarmit, që ky komb po vdes nën moton shekullore përça e sundo…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here