Shqipëri është e grabitur, jo e varfër…

0
110

Shqipëria grabitet kudo, por Policia nuk i ndalon hajdudët. Grabitet në Rrugën e Kombit në veri, ku Kastrati-Salillari fituan 10 milion euro në më pak se 4 muaj. Grabitet në jug, ku Zamir Mane e Pandi Carapuli kanë vjedhur pronat e banorëve dhe bregdetin e shqiptarëve me “investime strategjike”. Grabitet me koncesionet për inceneratorë të pandërtuar nga Klodian Zoto. Grabitet te Unaza ku Bashkim Ulaj deshte të fitonte me një kompani fantazëm 20 milion euro për 2 km rrugë. Grabit me koncesionet në shendëtësi për Vilma Nushin. Grabisin të gjithë se kanë rënë dakord me €d Hajdutin.

Por Policia nuk ndalon ata. Ka vendosur të ndalojë qytetarët … sepse duan të ndalojnë Shkëlqim Fushën, €di Ramën dhe €rion Veliajn, të grabisin edhe një pronë tjetër në mes të qytetit. Kjo është Shqipëria e vitit 2020 që po afron. Është vendi ku pushteti ndihmon hajdutët dhe përplaset me qytetarët.

Sot mësuam diçka fare të thjeshtë ama, e për këtë duhet falenderuar policia. Që të shpëtojmë Teatrin, duhet të rrëzojmë sa më parë qeverinë dhe ti dërgojmë në burg të gjithë ata që ndërmorrën këtë plan të çmendur vjedhjeje.

Shqipëria e re fillon te Teatri!!!

Image may contain: sky, house and outdoor
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here