Kosovë, arrestohen 18 persona dhe sekuestrohen armë e lëndë shpërthyese

0
123

Kosovë , policia arreston 18 persona duke sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Atyre u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se  ata kanë kryer veprat penale, “import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse”. Gjithashtu janë sekuestruar 37 revole, 8 armë gjuetie, 3 armë AK-47, 2 armë gjysmë-automatike, 7 armë të gjata, 1 pushkë ajrore, 18 karikator dhe pjesë të ndryshme të armëve e fishekëve, rreth 9,000 copë të kalibrave të ndryshëm, të holla në vlerë prej rreth 10.000 eurosh dhe dy (2) vetura të cilat ky grup është thënë t’i ketë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here