Deklaratë shokuese nga Kastro Zizo: “Jam me kancer…”

0
131

Dy ditë më parë, këngëtari i njohur Kastro Zizo i ka habitur pa masë ndjekësit e tij, teksa postoi një foto ku shfaqej me një mace dhe krahas saj shkruante se “ishin të dy me kancer”.

Në rrjet u përhap menjëherë lajmi se Kastro vuante nga sëmundja e rëndë, por nuk u përjashtua edhe fakti se ai po bënte shaka.
Ky status i tij sigurisht që nuk mund të pritej për mirë.

Pas zhurmës së madhe që krijoi në rrjet Kastro ka reaguar sot përmes një fotoje në Instastory, ku sqaron edhe këtë deklaratë aspak të zakontë. Më poshtë mund të lexoni deklaratën e tij, ku kuptohet që ai është shëndoshë e mirë.

“Një kundërpërgjigje ndaj atyre që më donin vërtet me kancer, një emër që duhet respektuar para se t’më bësh shok me të. E gjitha ishte një lojë fënde ndaj rracës së keqe që po rritet.Nëse vërtetë do kisha kancer dhe do më thoninn që i kam dhe nja 6 muaj jetë, hahaha… besomëni që do ishin së paku nja 12 vrasje të pashpjeguara dhe nja 30 të vërtetuara. Kështu që jam shëndoshë e mirë miq. Ju dua.”, shkruan këngëtari në postimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here