Ambasada e SHBA video për Reformën në Drejtësi, plasin komentet në rrjet…

0
113

Me rastin e 3 vjetorit të votimit me plot 140 vota në parlament të ndryshimeve kushtetuese që çuan në nisjen e  Reformës në Drejtësi, ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë në faqen e vetë në FB nje video optimiste sipas të cilës kjo reformë do të sigurojë që çdokush në Shqipëri do të jetë i barabartë përpara ligjit.

Është e vërtetë që tre vite më parë gati 99% e shqiptarëve ishin pro kësaj reforme dhe shprehnin një optimizëm të madh, por sot duket se skepticizmi është mjaft i madh. Dhe kjo shprehet hapur në komentet e shumta poshtë videos promovuese të ambasadës së SHBA.
“To good to be true!”, shkruan një komentues. Ndërsa një tjetër është edhe më cinik kur thotë se, “Videon do e kemi kujtim, të një ëndërre të bukur!”

Në komentet e shumta kritike shpjegohet qartë se përse tani pas 3 vitesh skepticizmi për këtë Reformë e cila duket qartë që është kapur nga Rilindja është tejet i madh; Për tre vite, vendi ka mbetur pa Gjykata të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese; vetingun nuk e kanë kaluar vetëm gjyqtarët e prokurorët e ndershëm, siç pretendon ambasada; se nuk kanë parë deri më sot asnjë zyrtar pas hekurave; se korrupsioni vetëm është rritur, apo; kryeprokurorja e zgjedhur nga Rilindja nga e përkohshme u bë e përhershme….

Ja videoja qe ndau Ambsada e SHBA

 

ImageImageImageImageImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here