Me ty komandant!!! OVL e UÇK-së kundër ftesës së Gjykatës Speciale ndaj Haradinajt

0
106

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, për shkak të një ftese nga Gjykata Speciale, ka thënë se Haradinaj do të dalë fitimtar edhe në këtë proces.

Gucati, në një konferencë për media, ka thënë se Shoqata e veteranëve nuk pret asnjëherë asgjë të mirë nga Gjykata Speciale. Ai tha se shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së që nga fillimi e kanë kundërshtuar këtë gjykatë.

“Kjo gjykatë është politike dhe e njëanshme. Kjo gjykatë tenton të gjykojë vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe jo ata që kanë bërë krime në Kosovë”, theksoi Gucati.

Deri më tani, zyra e Prokurorit të Specializuar ka intervistuar figura kyçe të UÇK-së. Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, ishin ndër figurat e para që u intervistuan në Hagë.

Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here