Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministrja Elisa Spiropali janë fotografuar teksa debatonin sot në parlament. Nuk dihet shkaku i debatit mes tyre, por kreu i Kuvendit ka qenë i prerë duke e refuzuar kërkesën e ministres.
Ndërsa, në mungesë të kryeministrit Edi Rama i cili ndodhej për drekë me Erdooganin, ka qenë Pandeli Majko, ministër i Diasporës, që ka marrë “drejtimin” e Qeverisë. Ai është parë teksa bisedonte me të gjithë kolegët e tjerë.