Banorët thyejnë karantinën, hajduti kapet ‘mat’ në banesë

0
115

Situata e vështirë e pandemisë që po kalon vendi ynë nga virusi Covid-19 po shfrytëzohet më së miri në Berat nga hajdutët që kanë filluar të synojnë vjedhjen e shtëpive të pabanuara.

Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Uznovë” në Berat, në kohën kur në rrug? nuk kishte asnjë lëvizje njerëzish, për shkak të karantinimit të banorëve pas orës 13:00.

Hajduti, rreth moshës 30 vjeç, është futur në një ndërtesë (banesë dhe lokal), familjarët e të cilës prej një muaji jetojnë në Durrës por është pikasur nga të afërmit e pronarit të ndërtesës dhe komshinjtë që kanë dalë nga shtëpitë dhe e kanë kapur hajdutin “me presh në dorë”.

Menjëherë është njoftuar policia, që ka bërë edhe arrestimin e tij në flagrancë.
Pamjet filmike kanë kapur momentin e ndalimit të hajdutit nga banorët dhe arrestimin e tij nga policia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here