Rikthehet i nxehti afrikan, sa do të shkojnë temperaturat…

0
98

Ditët e freskëta të fillim korrikut do t’ia lënë vendin të nxehtit afrikan që pritet të pushtojë sërish Europën, pasi sinoptikanët paralajmërojnë rikthimin e temperaturave ekstreme në pjesën më të madhe të kontinentit.

Agjencia franceze e motit, Meteo France, njoftoi se vala e dytë e të nxehtit pritet të vijë në fillim të javës së ardhme, teksa termometri do të arrijë në 35 gradë Celcius, për të pësuar rritje fundjavën e ardhshme kur pritet të shkojë mbi 40 gradë Celcius.

Krahas Francës, që gjatë valës së parë preku rekordin kombëtar të temperaturave 45.9 gradë, i nxehti pritet të godasë vendet iberike, por edhe Gjermaninë, Austrinë dhe vendet e Lindjes.

Nga ana tjetër, ekspertët e meteorologjisë thonë se këto janë efekte të ngrohjes globale dhe shkrirjes së akujve në Arktik, të cilat kanë shkaktuar një efekt të quajtur rezonanca e valës planetare, që prodhon mot të pazakontë thuajse të gjithë globin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here