Meta vlerëson Pendarovskin për bashkëpunimin me opozitën, keqardhje për kohën që po humbet Shqipëria

0
92

Presidenti Ilir Meta ka takuar në Bosnje, Presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të cilin e ka vlerësuar mjaft për vendosmërinë e tij për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën, – siç nënvizon, – në dialog për çështjet themelore të shtetit.

Meta ka hequr kështu një paralele me krizën politike që po përjeton Shqipëria dhe dallimin që karakterizon angazhimin e politikanëve në të dy vendet.

Meta shkruan: “Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here