Kryemadhi: Protesta e Teatrit demaskoi grabitjen e Ramës…

0
112

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘Tempora’ në RTV Ora refuzoi që moderatorja Sonila Meço t’i drejtohej me termin ‘bashkëshkëshort’ kur flet për presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Sonila Meço: Arritën ta shndërrojnë Teatrin Kombëtar në një kauzë shumë të rëndësishme dhe faktikisht shpjegimi që po i jep edhe zoti Çipi nuk ka të bëjë vetëm me rastin në fjalë, por në kuadër të një perspektive më të gjerë që ju dhe bashkëshorti juaj flet fuqishëm.

Monika Kryemadhi: Dua të të ndryshoj gjuhën. E kam vënë re se një pjesë e mirë gazetarëve ose si pasojë e gjuhës së mësuar në kohë ose nuk jeni mësuar me lirinë dhe të drejtat e njeriut dhe me zgjedhjet që bën çdo njeri. E para nuk është bashkëshorti im për këtë që kam ardhur sepse po të kisha ardhur për këtë do kisha ardhur në një emision rozë, për të folur për marrëdhëniet tona familjare. Është Presidenti i Republikës së Shqipërisë, nuk jam për të shpjeguar deklaratat dhe pozicionet e tij. Unë jam kryetarja e LSI-së, ashtu sikurse janë edhe grupi organizator i protestës së Teatrit, që për të hir të së vërtetës janë një motivim për të gjithë ne.

Grupi organizator i protestës së Teatrit, që për hir të së vërtetës kanë qenë një motivim i jashtëzakonshëm për të gjithë ne, bënë demaskimin e parë të grabitjes që bën Edi Rama duke grabitur pronën publike dhe duke shkelur çdo lloj ligji dhe çdo lloj rutine ligjore. Dhe ajo që dua të them e që vjen pastaj në atë që është shumë e rëndësishme është që sot ne kërkojmë t’i kalojmë gjërat në individuale duke thënë që konflikti është individual, jo nuk është i tillë.

Konflikti është ligji përballë anti-ligjit, sepse nëse kanë rreth 1 vit e gjysmë, nuk mendoj që asnjëri qoftë Kastriot Çipi, qoftë Robert Budina, qoftë Neritan Liçaj apo edhe zonjat që janë aty, që e kanë kohën e tepërt apo nuk kanë punë të tjerë për të bërë. Por ata nuk janë ndalur asnjë ditë në punën e tyre për të demaskuar këtë mega-vjedhje apo mega-grabitje.

Por jo vetëm kaq, por tregon se si është kalbur i gjithë sistemi që nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, që nga Instituti i Ndërtimit e të gjitha me radhë, që në zyrat e Hipotekave se si është manipuluar me certifikatat e pronësisë. Kur bëhen këto manipulime për një institucion kaq të rëndësishëm, imagjinoni se ç’mund të ndodhë me certifikatat e pronësisë të qytetarëve të thjeshtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here