Zbulohet ku po e xhirojnë klipin Faydee dhe Luana Vjollca…

0
144

Luana Vjollca do të vijë me një prej projekteve më të rëndësishme në karrierën e saj muzikore që do ta futë në tregun ndërkombëtar.

Moderatorja shqiptare po përgatitet për të sjellë hitin e ri në bashkëpunim me artistin e njohur australian Faydee.

Dyshja momentalisht po xhiron klipin i cili me sa duket do të jetë shumë veror. Këngëtari publikoi dje një foto nga Prishtina, ku shkruante në gjuhën shqipe: “Mirmëngjes!” Ndërkohë sot, Faydee ndodhet në Vlorë, nga ku na ka dhuruar disa pamje fantastike të detit.

I veshur me një këmishë të zezë të zbërthyer në pjesën e gjoksit, Faydee, duket mjaft tërheqës në foton e fundit në Instagram ku ka etiketuar Vlorën.

Nuk e dimë sesi duket Luana, pasi këngëtarja ka mbetur disi e rezervuar sa i përket këtij projekti.

ImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here