“Më mirë në det se sa në pishinë”, Presidenti sfidon me not temperaturat e larta..

0
102

Pavarësisht momenteve të nxehta që po kalon politika, për të sfiduar temperaturat e larta Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zgjedhur sërish detin.

Përmes një video disa minutëshe të publikuar në profilin e tij në Facebook, Presidenti Ilir Meta shfaqet duke notuar në det, ndërsa nuk kursen një këshillë për ndjekësit e tij.

“Të dashur miq, më mirë në det se sa në pishinë”,- thotë ai, duke e cilësuar këtë edhe si moton e ditës.

Një ditë më parë, Presidenti postoi një tjetër foto buzë detit, teksa dukej sikur po ecte.

Nuk dimë nëse i pari i shtetit ka nisur zyrtarisht pushimet, apo ka përfituar vetëm nga fundjava, por dimë që të hënën Kuvendi pritet të mblidhet posaçërisht për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here