Kërkohej për kultivim kanabisi, prangoset 59-vjeçari në Gjirokastër

0
125

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale I.M., 59 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi “në afërsi të fshatit Picar ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin R.R. (i arrestuar në flagrancë në datë 24.05.2019) tentuan të kultivonin disa fidanë Cannabis Sattiva”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here