Abuzime me tregtimin e naftës. Sërish në gjyq ish-biznesmeni i hidrokarbureve…

0
116

Telashet me drejtësinë duket se nuk kanë të mbaruar për ish-biznesmenin e hidrokarbureve, Adrian Xhillarin. Pasi është dënuar me 10 vite burg për abuzime me tregtimin e naftës vergine si benzinë, Xhillari është sërish në një gjykim penal, kësaj radhe për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Një tjetër biznesmen e ka akuzuar Xhillarin se i ka marrë rreth 400 mijë euro dhe i ka kthyer vetëm 10% të kësaj shume. Marrja e 400 mijë eurove është bërë me premtimin se do të përdoreshin për biznes, por më pas ish-biznesmeni i hidrokarbureve nuk ka mundur dot të kthejë as shumën dhe aq më pak interesat.

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës, avokati i Xhillarit ka pretenduar se shuma që është marrë nga klienti i tij nuk është 400 mijë euro, por shumë më e vogël se kaq. Dhe për këtë arsye, gjykata ka vendosur të kryejë një ekspertim daktiloskopik të firmës së Xhillarit në një dokument ku ai pranon se kishte marrë shumën prej 400 mijë eurosh.

Sipas avokatit të Xhillarit, ky dokument është i falsifikuar nga pala paditëse, ndërsa gjykata është në pritje të ekspertëve për t’u shprehur nëse është falsifikuar ose jo firma e ish-biznesmenit. Por, tanimë këtë proces, ndryshe nga ai i naftës vergine ku u gjykua në mungesë, Adrian Xhillari mund ta ndjekë vetë, pasi pak ditë më parë u ekstradua nga Gjermania në vendin tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here