Aksident në Korçë, shpëtojnë mrekullisht 3 fëmijë të vegjël

0
124

Dy makina janë përplasur sot në qytetin e Korçës. Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se në njërën prej mjeteve ishin tre fëmijë të vegjël, të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime, por kanë pësuar tronditje psikologjike.

Mjetet e përfshira në aksident  në qytetin e Korçës rezultojnë të jenë njëra “Ford” dhe tjetra tip “Audi”. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave, të cilat çuan në përplasjen e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here